RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Katari përshëndet armëpushimin në Siri

katari-pershendet-armepushimin-ne-siri

Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit ka përshëndetur marrëveshjen e armëpushimit mes Forcave Demokratike Siriane (SDF) dhe qeverisë siriane, duke e cilësuar atë si një “hap të mirëpritur drejt forcimit të paqes civile, rritjes së sigurisë dhe stabilitetit, si dhe ndërtimit të një shteti të bazuar në institucione dhe sundimin e ligjit”.

Në deklaratën e saj, ministria vlerësoi gjithashtu rolin e Shteteve të Bashkuara, duke theksuar se “Katari përgëzon përpjekjet efektive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kontribuan në arritjen e kësaj marrëveshjeje”.

Më tej, Ministria e Jashtme e Katarit theksoi se Doha mbështet plotësisht sovranitetin dhe unitetin e Sirisë, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së integritetit territorial të vendit dhe stabilitetit afatgjatë. /mesazhi

Related posts

Autoritetet të alarmuara: Më shumë se 51 mijë refugjatë të mitur janë të zhdukur në Evropë! Komisioni i BE-së flet për një sistem “të prishur”

admin

Protesta në rrugë e Njësi Speciale me maska: Çka ndodhi mbrëmë në Skënderaj?

RTI

Parlamenti i sapozgjedhur i Sirisë mban seancën e parë, presidenti Sharaa thirrje për “kapitull të ri”

Irfan Jahiu