RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Arrestohen në Tiranë dy persona të kërkuar nga UNMIK-u

arrestohen-ne-tirane-dy-persona-te-kerkuar-nga-unmik-u

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar dy persona R.B dhe G.H të cilët ishin në kërkim ndërkombëtar për trafikim të qenieve njerëzore.

Ata janë arrestuar në Tiranë gjatë një aksioni të koduar “Operacionalja”.

Këta dy persona ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Këta dy shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të UNMIK/Kosovë, më datë 13.01.2026, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këta dy shtetas, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje ose organizim i grupit të strukturuar kriminal”, në fushën e trafikimit të qenieve njerëzore, parashikuar nga Kodi Penal i Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Të arrestuarit pritet të ekstradohen në Kosovë.

Related posts

SHBA, Rusia dhe Kina marrin pjesë në Samitin e Azisë Lindore

admin

Trump: Samiti i Pekinit jashtëzakonisht pozitiv, ftoj presidentin kinez për vizitë në SHBA

RTI

Sveçla takon kryetarin e Leposaviqit

Muhamet Ramadani