RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Më 31 janar mblidhet Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku e paraqet dorëheqjen

me-31-janar-mblidhet-kuvendi-i-ldk-se,-abdixhiku-e-paraqet-doreheqjen

Mbledhja e Kryesisë së LDK-së ka zgjatur mbi katër orë, ku u diskutua për rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit dhe dorëheqjet e nënkryetarëve Hykmete Bajrami dhe Avdullah Hoti.

Ata kanë kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit Lumir Abdixhiku, i cili ka deklaruar se dorëheqjen do ta paraqesë para Kuvendit të partisë dhe vendimi i mbetet delegatëve.

Pas mbledhjes, Besian Mustafa njoftoi se Kuvendi i partisë do të mbahet më 31 janar, ku Abdixhiku do të kërkojë edhe votëbesimin nga delegatët:

“Pati një diskutim gati 4 orë, i hapur dhe demokratik, duke shtjerrë debatin në secilën pikë të mundshme. Kuvendi do të mbahet më 31 janar, ku kryetari Abdixhiku do të ofrojë dorëheqjen e tij. Kryetari i partisë do të kërkojë votë të besimit, do vendoset për kërkesën e tij. Neni 27 i statutit të LDK-së e thotë që e ka këtë mundësi,” tha Mustafa.

Related posts

Biden për marrëveshjen e mundshme për pengjet: Tani jemi shumë afër

admin

Gjendet trupi i pajetë i 4 vjeçarit që ra në kanalin e Ibër-Lepencit

admin

Abazoviqi të premten do të përballet me votën e mosbesimit

admin