RTV AHIRETI
Lajme

Tragjike: Djali vr*et nënë e tij në Dragash të Prizrenit

tragjike:-djali-vr*et-nene-e-tij-ne-dragash-te-prizrenit

Një person rreth 30-vjeçar, dyshohet se ka vrarë nënën e tij në orët e para të së mërkurës në fshatin Restelicë të Dragashit, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas njoftimit, i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor. Viktima është rreth 60-vjeçare.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren, dyshohet se viktima u privua nga jeta pasi F.B. ushtroi dhunë fizike. Rasti po trajtohet si “vrasje e rëndë”.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore.

Sipas policisë nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur ndonjë mjet me të cilin ka mundur të kryhet vepra, viktima ka pësuar disa lëndime në regjionin e kokës.

I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është ndaluar për procedura të mëtejme ligjore.

Sektori Rajonal i Hetimeve, në bashkërendim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore të nevojshme me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të këtij rasti.

Sipas prokurorisë, i dyshuari ka çrregullime mendore dhe ka qenë i përfshirë në tre vepra penale të dhunës në familje.

“Një rast është trajtuar gjatë vitit 2024, ndërsa dy raste gjatë vitit 2021. Për këto raste, Prokuroria ka ndërmarrë veprimet ligjore përkatëse, ka ngritur aktakuza dhe për të njëjtat raste janë nxjerrë aktgjykime dënuese”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

The post Tragjike: Djali vr*et nënë e tij në Dragash të Prizrenit first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Serbia dhe Republika Sërpska miratojnë deklaratën ku përmendet edhe Kosova

admin

Vr’iten 4 ush’tarë iz’raelitë në jug të Ga’zës, gjithsej 713 të vr’arë që nga tetori i kaluar

admin

Qeveria vendos për shpronësim të disa pronave për nevoja të KEK-ut

Muhamet Ramadani