RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria vendos për shpronësim të disa pronave për nevoja të KEK-ut

qeveria-vendos-per-shpronesim-te-disa-pronave-per-nevoja-te-kek-ut

Qeveria e Kosovës ka vendosur të premten në mbrëmje për shpronësim të disa pronave të paluajtshme që preken nga projekti i zgjerimit të mihjes sipërfaqësore për eksploatim të thëngjillit për prodhim të energjisë elektrike për nevoja të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Vendimi është marrë në mbledhjen e 152-të, që është mbajtur në mënyrë elektronike.

Sipas vendimit të publikuar në uebfaqen e Qeverisë, shpronësimi do t’i prekë Shipitullën, Leshkoshiqin dhe Sibovcin.

Po ashtu Qeveria ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Arsimit për shpenzimin e 270 mijë eurove, “me qëllim të mbështetjes financiare për Kolegjin Publik Ndërkombëtar të Biznesit (IBCM)”.

Related posts

Dy ushtarë izraelitë plagosen me thikë në një vendbanim në Bregun Perëndimor

RTI

Pretendime për rrahje e poshtërim të mjekëve palestinezë nga ushtarët izraelitë

admin

Turqia, përcaktuese tashmë për fatin e Evropës: a është BE-ja gati ta pranojë këtë?

Irfan Jahiu