RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vajza dhe dhëndri i Trumpit vizitojnë Shqipërinë

vajza-dhe-dhendri-i-trumpit-vizitojne-shqiperine

Raportohet se vajza e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj, Jared Kushner, kanë mbërritur sot në qytetin e Vlorës, transmeton Anadolu.

Mësohet se Ivanka Trump dhe Kushner janë shoqëruar nën masa të rrepta sigurie nga Policia e Shqipërisë, teksa mësohet se po qëndrojnë në një nga zonat e Vlorës.

Në mediat vendase është raportuar se vizita lidhet me investimet e planifikuara nga kompania e Kushner, në Ishullin e Sazanit, ku ai synon të zhvillojë një projekt turistik.

Gjithashtu raportohet se do të zhvillohet një takim me një studio arkitekturore mbi mënyrën e realizimit të projektit në fjalë.

Kompania e dhëndrit të Trumpit, Jared Kushner, ka marrë statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti në Shqipëri, konkretisht në Ishullin e Sazanit.

Ivanka Trump dhe bashkëshorti i saj Kushner kanë vizituar edhe më parë Shqipërinë.

Related posts

“Sulltanahmeti, xhamia e parë osmane me gjashtë minare” një pjesë e pandashme e Stambollit

Kushtrim Guraj

Kosovë/ Presidentja Osmani takon ambasadorin britanik, në fokus të diskutimeve krijimi i institucioneve të reja

admin

Kryeministri izraelit: Trump beson se ka mundësi për marrëveshje me Iranin

RTI