RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shqipëria goditet nga një tërmet

shqiperia-goditet-nga-nje-termet

Gjatë orëve të natës Shqipëria është goditur një tërmet me magnitudë 4,3 sipas shkallës Rihter, ndërkohë autoritetet shqiptare nuk kanë raportuar për dëme, transmeton Anadolu.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara në uebfaqen e Institutit të Gjeoshkencave të Shqipërisë, epiqendra e tërmetit është lokalizuar në fshatin Shalës, në Qarkun e Elbasanit, me thellësi 20,8 kilometra.

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.

Autoritetet e Shqipërisë nuk kanë raportuar për dëme materiale apo dëme në njerëz nga tërmeti.

Related posts

Japonia goditet nga një tërmet i fuqishëm

admin

Qeveria i bën thirrje Serbisë të tërheqin menjëherë të gjithë trupat ushtarake nga vija kufitare

Muhamet Ramadani

Osmani takohet me Gjukanoviqin, bisedojnë për ruajtjen e stabilitetit në rajon

admin