RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-i patrullon në disa komuna të Kosovës

kfor-i-patrullon-ne-disa-komuna-te-kosoves

KFOR njoftoi se ka kryer patrullime në disa komuna të Kosovës. Këto patrullime, njofton KFOR janë kryer edhe me mjete motorike. Në njoftim thuhet se këto aktivitete, forcojnë koordinimin dhe ndërveprimin mes njësive.

“Ushtarë shumëkombësh nga Komanda Rajonale–Perëndim e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, zhvilluan patrullime në disa komuna të Kosovës perëndimore. Përmes patrullimeve me automjete dhe në këmbë, personeli i KFOR-it mbajti një prani të dukshme dhe fleksibile, duke siguruar njohuri të drejtpërdrejta mbi zhvillimet në terren”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Sipas KFOR-it, aktivitete të tilla rrisin koordinimin dhe ndërveprueshmërinë ndërmjet njësive shumëkombëshe, duke mbështetur njëkohësisht stabilitetin në përputhje me mandatin e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

Related posts

“Po bëhet një luftë energjetike!”- Paralajmëron ish-shefi i kompanisë shtetërore të naftës në Ukrainë: Nëse Rusia vijon sulmet, do të ketë rritje çmimesh në të gjithë globin

admin

Rumani, fillon Forumi i 10-të i Sigurisë së Detit të Zi dhe Ballkanit

Kushtrim Guraj

Kryediplomati maqedonas në Bruksel, rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë ndaj reformave dhe standardeve evropiane

Kushtrim Guraj