RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri izraelit kërkon marrëveshje të re sigurie me SHBA-në

kryeministri-izraelit-kerkon-marreveshje-te-re-sigurie-me-shba-ne

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu po përgatit bisedime me administratën e Trumpit për një marrëveshje të re 10-vjeçare për sigurinë me SHBA-në, ndërsa kuadri aktual i afrohet skadimit, raportoi sot “The Times of Israel”, transmeton Anadolu.

Bisedimet synojnë të zgjerojnë mbështetjen ushtarake amerikane duke theksuar zhvillimin e përbashkët të armëve, bashkëpunimin në teknologjinë e mbrojtjes dhe partneritetet strategjike në vend të granteve të drejtpërdrejta financiare, sipas raportit.

Gil Pinchas, një ish-këshilltar i lartë në Ministrinë e Mbrojtjes së Izraelit tha për “Financial Times” se Izraeli mund të zvogëlojë gradualisht atë që ai e quajti “para falas”. Ai po i referohej rreth 3.8 miliardë dollarëve në vit në grante ushtarake amerikane.

Izraeli dhe SHBA-ja nënshkruan memorandumin e tyre aktual 10-vjeçar të mirëkuptimit në vitin 2016, duke siguruar 38 miliardë dollarë ndihmë ushtarake deri në vitin 2028, përfshirë financimin për sistemet e mbrojtjes nga raketat.

Netanyahu më parë tha se Izraeli shpreson të zvogëlojë varësinë nga ndihma ushtarake amerikane gjatë dekadës së ardhshme ndërsa ekonomia dhe industria e tij e brendshme e mbrojtjes zgjerohen, sipas raportit.

Me mbështetjen e SHBA-së, Izraeli ka nisur një luftë brutale në Rripin e Gazës, duke vrarë më shumë se 71.000 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe duke plagosur mbi 171.000 të tjerë që nga tetori i vitit 2023. Sulmi gjithashtu e ka lënë enklavën në rrënoja ndërsa OKB-ja vlerëson koston e rindërtimit të Gazës në rreth 70 miliardë dollarë.

Related posts

Kremlini: Perëndimi nuk e lejon Ukrainën “as të mendojë” për bisedimet e paqes me Rusinë

admin

Ministri i jashtëm suedez: Ligji i Suedisë e lejon djegien e librave të shenjtë

admin

Dështon seanca ndaj Kostiqit i akuzuar për krime të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

RTI