RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rritet numri i viktimave në Gaza: 71.662 të vrarë dhe 171.428 të plagosur

rritet-numri-i-viktimave-ne-gaza:-71662-te-vrare-dhe-171.428-te-plagosur

Një foshnjë vdes nga të ftohtit në Al-Bureij

Bilanci i ofensivës izraelite në Rripin e Gazës është rritur në 71.662 të vrarë dhe 171.428 të plagosur që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor 2023, bëjnë të ditur burime mjekësore.

Sipas këtyre burimeve, gjatë 24 orëve të fundit janë vrarë dy persona dhe janë plagosur nëntë të tjerë nga zjarri dhe bombardimet izraelite. Një numër viktimash vazhdojnë të mbeten nën rrënoja dhe në rrugë, ndërsa ekipet e ambulancës dhe shpëtimit nuk kanë mundur të arrijnë tek ta.

Burimet mjekësore sqarojnë se që nga shpallja e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, numri i të vrarëve ka arritur në 488, ndërsa i të plagosurve në 1.350. Gjatë kësaj periudhe janë nxjerrë nga rrënojat 714 trupa.

Ndërkohë, është njoftuar edhe vdekja e një foshnje 12-ditëshe, Haitham Abu Qas, nga kampi i refugjatëve Al-Bureij, e cila humbi jetën në spitalin Al-Rantisi si pasojë e të ftohtit të skajshëm. Me këtë rast, numri i fëmijëve që kanë vdekur nga të ftohtit që nga fillimi i dimrit ka shkuar në 11. /mesazhi

Related posts

“Brukseli luan me zjarrin”- Paralajmërimi i Viktor Orban: Perëndimi, një hap larg dërgimit të trupave në Ukrainë

admin

“SHBA cakton 9 prillin si datë të mundshme për përfundimin e luftës me Iranin”

Muhamet Ramadani

A do të ketë zgjidhje për dinarin? Kosovë-Serbi, raund të ri bisedimesh në Bruksel, kërkesa nga SHBA dhe BE për Prishtinën

admin