RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Pas kërcënimeve të vazhdueshme, Trump paralajmëron një marrëveshje me Kubën

pas-kercenimeve-te-vazhdueshme,-trump-paralajmeron-nje-marreveshje-me-kuben

Donald Trump i cili kohët e fundit përshkallëzoi kërcënimet e tij kundër Kubës, duket se ka ndryshuar qëndrim. Uashingtoni ka filluar dialogun me autoritetet kubane, dhe sipas presidenti amerikan bisedimet mund të çojnë edhe në një marrëveshje.

“Po flasim me kubanezët, zyrtarët e lartë në Kubë. Do të shohim se çfarë do të ndodhë, por mendoj se do të arrijmë një marrëveshje me Kubën”. Pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë, aleatin kryesor të Kubës, Trump e ka kërcënuar vazhdimisht qeverinë e ishullit komunist.

Trump, i cili tashmë ka ndaluar dërgesat e naftës venezueliane në Kubë pas arrestimit të Nicolas Maduros në fillim të janarit, nënshkroi një urdhër ekzekutiv të enjten që thotë se Uashingtoni “mund” të vendosë tarifa, me një shumë të paspecifikuar, për vendet që shesin naftë në Havanë, duke pretenduar se Kuba përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare të SHBA-së. /abcnews

Related posts

VIDEO/ Po mbante një fjalim, kongresmenia demokrate në Minneapolis sulmohet duke i hedhur një substancë! Arrestohet autori

admin

Gjermania kritikon planin e Gazës së pasluftës të Netanyahu-t

Muhamet Ramadani

KEDS paralajmëron vështirësi të furnizimit me rrymë, thotë se KEK s’po i përmbahet planit për prodhim

Muhamet Ramadani