RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ellis i drejtohet trupit gjykues: Nëse zbatoni parimin e marrjes së provës, Krasniqi duhet të lirohet

ellis-i-drejtohet-trupit-gjykues:-nese-zbatoni-parimin-e-marrjes-se-proves,-krasniqi-duhet-te-lirohet

Avokati i Jakup Krasniqit, Aidan Ellis, ka thënë se kontributi i secilit prej të akuzuarve në Shtabin e Përgjithshëm duhet të identifikohet.

Ai ka thënë se nuk mund të akuzohet dikush pse ka vendosur të jetë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm.

“Kontributi i secilit prej të akuzuarve duhet të identifikohet. Sepse, në qoftë se mjafton që të mbështetesh tek anëtarësimi në Shtabin e Përgjithshëm, ose çfarë ka bërë Shtabi i Përgjithshëm, atëherë në thelb çështja është kundër Shtabit të Përgjithshëm, jo kundër të akuzuarve individualisht. Ne jemi besim plotë se kur të bëni vlerësimin e provave, shikoni dokumentet bashkë me dëshminë e dëshmitarëve, dhe kur të zbatoni me rigorozitet parimin e marrjes së provës, ju do të pajtoheni me argumentet e parashtruar prej nesh dhe kjo do të çoj në shpalljen e pafajshme të Jakup Krasniqit prej jush”, tha ai në fjalën përmbyllëse.

Ellis,hodhi poshtë pretendimet e ZPS-së se klienti i tij ishte epror i Bislim Zyrapit. Ai tha se vetë Zyrapi ka pranuar se ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

Related posts

“S’duam të shohim përshkallëzim”- Zëdhënësi i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë: Një marrëveshje armëpushimi midis Hamasit dhe Izraelit, gjithnjë e më e vështirë

admin

Përleshje në parlamentin gjeorgjian mbi projekligjin për “agjentët e huaj”

admin

Netanyahu synon rrugë të re energjetike përmes Izraelit mes tensioneve në Ngushticën e Hormuzit

RTI