RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Miratohet në komision projektligji për buxhetin

​miratohet-ne-komision-projektligji-per-buxhetin

Komisioni për të drejtat e njeriut, barazi gjinore, punë, familje, vlerat e luftës çlirimtare dhe peticione ka miratuar mes dy leximeve Projektligjin për buxhetin për vitin 2026.

Pro projektligjit votuan gjashtë deputetë të mazhorancës, ndërsa kundër ishin katër deputetë nga opozita.

Debat në komision ngriti propozimi i deputetes së PDK-së, Sala Jashari që pensionet e disa kategorive, përfshirë veteranët të barazohen me pagën minimale.

Mirëpo deputetët nga LVV thanë se këto propozime do të shqyrtohen gjatë rishikimit të buxhetit muajin tjetër.

Krahas kësaj, deputeti i PDK-së, Artan Behrami, kërkoi nga komisioni të shqyrtojë mundësinë e një vizite në Hagë te ish krerët e UÇK-së që po gjykohen nga Specialja.

“Të thirren edhe ata që kanë kaluar këtë proces për të marrë përshtypjet e tyre për mosrespektimin e të drejtave të njeriut nga gjykata speciale”, tha ai.

Related posts

Mbi 43,000 të zhvendosur në Libi pas përmbytjeve vdekjeprurëse

admin

Pallati Buckingham: Charles III të shtunën zyrtarisht shpallet mbret

admin

Albin Kurti: Së shpejti do të takohem me Vjosa Osmanin për zgjedhjen e presidentit të ri

admin