RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-i ultimatum serbëve: Ose lironi hapësirat, ose do t’iu detyrojmë t’i lironi

kfor-i-ultimatum-serbeve:-ose-lironi-hapesirat,-ose-do-t’iu-detyrojme-t’i-lironi

KFOR-i në veri ua ka ofruar liderëve të Listës Serbe dy opsione konkrete për kërkesat e tyre, që kanë të bëjnë me turmën e mbledhur tek objektet e komunave.

Ata kanë kërkuar nga ta që t’u kërkojnë serbëve të lirojnë hapësirën në mënyrë që automjetet e policisë të mund të lëvizin jashtë turmës, shkruan lajmi.net.

Kjo sipas përfaqësuesve të KFOR-it, do të bëhet ose me qejf, ose me forcë – dhe nëse shkohet sipas kësaj të dytës, ata do të detyrohen të lëvizin masën të paktën 30 metra prapa.

Pas kësaj bisede, Rakiq ka kërkuar që të sillet komandanti i KFOR-it për bisedë dhe jo përfaqësues të rangut më të ulët.

Related posts

Zelensky flet me Steve Wtikoff dhe Jared Kushner për planin e ri të paqes me Rusinë

admin

Publikohen shifrat/ Mbi 40 mijë palestinezë të vrarë në Gaza që nga tetori

admin

Koreja e Veriut lëshon 2 raketa të dyshuara balistike

admin