RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Qeveria miraton këshillin organizativ për Epopenë e UÇK-së

qeveria-miraton-keshillin-organizativ-per-epopene-e-uck-se

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Qeveria e Kosovës është paraparë themelimi i Këshillit Shtetëror për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

Duke folur për rëndësinë e muajve shkurt dhe mars në historinë e vendit, Kurti theksoi simbolikën e kësaj periudhe.

“Shkurti është muaj feste shtetërore dhe krenarie qytetare. Marsi është muaji i lavdisë historike dhe nderimit të sakrificës. Në kalendarin vjetor, shkurti vjen para marsit, por në kalendarin e historisë sonë, shkurti ishte pas marsit”, tha ai.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka miratuar edhe Këshillin Organizativ për Epopenë e UÇK-së.

Kryesues i Këshillit është ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa bashkëkryesues është Andin Hoti. Anëtar i Këshillit është edhe Sami Lushtaku.

Anëtarë të tjerë të Këshillit janë Elbert Krasniqi, Bashkim Jashari dhe Gazmend Hoxha.

Këshilli pritet të koordinojë aktivitetet dhe organizimet për shënimin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

Related posts

Izraeli vret një grua palestineze dhe plagos të tjerë në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Muhamet Ramadani

Analiza/ Evropa po përballet me politika polarizuese dhe rritje të nacionalizmit! Kush parti pritet të fitojë më shumë vota në zgjedhjet për PE

admin

Analiza e VOA: Një Kennedy për president mund t’i ndërlikojë kalkulimet zgjedhore në SHBA

admin