RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kuvendi pa kuorum për vazhdimin e masave emergjente për furnizimin me energji elektrike

kuvendi-pa-kuorum-per-vazhdimin-e-masave-emergjente-per-furnizimin-me-energji-elektrike

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e radhës, ndërsa deputetët dhe kabineti qeveritar po diskutojnë çështje të ndryshme.

Greva në arsim, kriza energjetike, e çështje tjera po debatohen në pikën jashtë rendit të ditës.

Gjatë seancës në vijim në rend dite janë disa projektligje.

Nuk ka kuorum për vazhdimin e masave emergjente për furnizimin me energji elektrike

Kuvendi i Kosovës në mungesë kuorumi nuk mori vendim për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike, ashtu siç parasheh vendimi i Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se nga 78 deputetë të pranishëm në Kuvend, 58 deputetë kanë votuar për.

“Nuk ka kuorum për me marr vendim”, tha Konjufca.

Ndryshe, gjatë seancës plenare shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila fillimisht propozoi mocion procedural për ta futur si pikë të rendit të ditës këtë vendim.

“Propozojmë vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji. Qëllimi i këtij vendimi është që këto masa të zgjaten edhe për 30 ditë të tjera. Duke ditur rëndësinë e këtij vendimi kërkojmë që ky vendim të futet në rend dite sot dhe të votohet”, tha Kusari-Lila.

Por në mungesë të kuorumit, Kuvendi nuk mori vendim për miratimin e vendimit të qeverisë për zgjatjen e masave emergjente me energji.

Hyn në rend dite vendimi i Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për energjinë – opozita e kundërshton

Në mesin e shumë kritikave nga opozita, megjithatë është futur në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit, vendimi i Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji elektrike.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila fillimisht propozoi mocion procedural për ta futur si pikë të rendit të ditës këtë vendim.

“Propozojmë vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji. Qëllimi i këtij vendimi është që këto masa të zgjaten edhe për 30 ditë të tjera. Duke ditur rëndësinë e këtij vendimi kërkojmë që ky vendim të futet në rend dite sot dhe të votohet”, tha Kusari-Lila.

E kundër këtij mocioni ishin PDK e LDK.

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala tha se është hera e katërt që sillet në kësi forme një mocion për çështjen e energjisë. E deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj në emër të grupit parlamentar të kësaj partie tha se abstenojnë.

Related posts

Rritja e çmimit të karburanteve/ Qeveria e Kosovës miraton projektligjin për çmimet tavan dhe atë për sigurimet shëndetësore, çfarë përfshijnë

admin

Pse referendumi në këtë vend peshkatarësh mund të ndikojë mbi Shqipërinë?

Irfan Jahiu

Modelja franceze, Marine el Himer pranon Islamin

admin