RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump: Marrëveshja tregtare me Indinë mbetet në fuqi

trump:-marreveshja-tregtare-me-indine-mbetet-ne-fuqi

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se marrëveshja tregtare me Indinë vazhdon të jetë e vlefshme, pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme të SHBA-së që shpalli të paligjshme tarifat globale të vendosura nga administrata e tij.

“Marrëveshja me Indinë është në fuqi,” tha Trump, duke shtuar se SHBA do të gjejë mënyra të tjera ligjore për të zbatuar politikat tregtare.

Marrëveshja e përkohshme, e arritur me kryeministrin indian Narendra Modi, parasheh ulje tarifash dhe rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, si dhe angazhimin e Indisë për të rritur blerjet e mallrave amerikane.

Ndërkohë, vendimi i Gjykatës Supreme kufizon përdorimin e tarifave si mjet presioni nga presidenti, ndërsa çështja pritet të vazhdojë në gjykata. /mesazhi

Related posts

Vetmia e thelluar e një delikuenti politik: braktiset edhe nga të djathtët evropianë

Irfan Jahiu

“Të përgatitemi për luftë”- Kim Jong Un shfaqet i hipur mbi tank: Ky është më i fuqishmi në botë

admin

Erdogan: Kostot ekonomike në Turqi nga tërmeti i vitit 2023 arritën në 250 milirdë dollarë dëme direkte dhe indirekte

Hevzi