RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Emisari special i Viktor Orban në Prishtinë, KFOR njofton për një takim në selinë e tyre

emisari-special-i-viktor-orban-ne-prishtine,-kfor-njofton-per-nje-takim-ne-seline-e-tyre

Komandanti i KFOR’it, Ozkan Ulutas, ka pritur sot në takimin Zsolt Bunford, i cili është emisar special i kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban për Ballkanin Perëndimor.

Në njoftimin e KFOR’it bëhet e ditur se Ulutas ka paraqitur situatën e sigurisë në rajon, dhe se ka shprehur mirënjohjen për kontributin e kahershëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it.

Postimi:

Sot, Komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO, Kosovo Force (KFOR), Gjeneral Major Özkan Ulutaş, mirëpriti të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Kryeministrit të Hungarisë, z. Zsolt Bunford, në Selinë e KFOR-it në Camp Film City, Prishtinë.

Takimi ofroi një mundësi të vlefshme për Komandantin që të paraqesë situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar përkushtimin e KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë. Gjeneral Ulutaş shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij të sinqertë për kontributin e kahershëm të Hungarisë në misionin e KFOR-it.

KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues ndaj çështjeve të sigurisë.

Related posts

Kriza demografike godet shkollat: Shqipëria humb mbi 10 mijë nxënës në një vit, “zhduken” rreth 400 klasa

Muhamet Ramadani

Kosova zyrtarisht aplikon për anëtarësim në Bashkimin Evropian

admin

Zgjedhjet në SHBA/ “Zhduket” epërsia e Donald Trump, Harris kryeson në sondazhin e ri kombëtar

admin