RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Turqia dhe Siria diskutojnë bashkëpunimin mediatik dhe stabilitetin rajonal

turqia-dhe-siria-diskutojne-bashkepunimin-mediatik-dhe-stabilitetin-rajonal

Drejtori i Komunikimeve i Turqisë, Burhanettin Duran, është takuar në Ankara me ministrin sirian të Informacionit, Hamza al-Mustafa, ku u diskutuan marrëdhëniet dypalëshe dhe bashkëpunimi në komunikimin strategjik, transmeton Anadolu.

Takimi u zhvillua pas panelit me titull “Roli i Turqisë si Paqeruajtëse në Zonat e Konfliktit nga Perspektiva e Medias”, i organizuar nga Drejtoria e Komunikimeve e Turqisë.

Në një deklaratë të shpërndarë në platformën turke NSosyal, Duran u shpreh i kënaqur që priti ministrin sirian në këtë aktivitet dhe theksoi se bisedimet u përqendruan në gjendjen aktuale dhe të ardhmen e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Sirisë.

“Të dyja palët shkëmbyen pikëpamje mbi rëndësinë e ruajtjes së komunikimit dhe kanaleve diplomatike për të ndihmuar në vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale”, tha Duran.

Sipas deklaratës, palët theksuan gjithashtu përgjegjësinë e medias në situata konflikti dhe theksuan nevojën për një mirëkuptim të përbashkët në mbrojtje të së vërtetës.

Duran bëri të ditur se të dyja palët rikonfirmuan vullnetin e ndërsjellë për forcimin e bashkëpunimit në komunikimin strategjik, diplomacinë publike dhe përpjekjet kundër dezinformimit.

Ai shtoi se, nën udhëheqjen e presidentit Recep Tayyip Erdogan, Turqia vazhdon angazhimin për paqe të qëndrueshme, drejtësi dhe stabilitet në rajon, ndërsa Drejtoria e Komunikimeve mbetet e përkushtuar ndaj mbrojtjes së së vërtetës dhe garantimit të informimit të saktë për publikun.

Related posts

KE ofron ndihmën financiare prej 500 milionë eurosh për Ukrainën

admin

Gjermania këtë vit raporton mbi 250 krime islamofobike

admin

Gjendet mjet i pashpërthyer në Ferizaj, intervenon KFOR-i

RTI