RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump njofton “operacione të mëdha ushtarake” në Iran për të “mbrojtur amerikanët”

trump-njofton-“operacione-te-medha-ushtarake”-ne-iran-per-te-“mbrojtur-amerikanet”

Derisa shpërthimet tronditën Teheranin dhe Izraeli njoftoi sulme “parandaluese” kundër Iranit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjithashtu konfirmoi nisjen e “operacioneve të mëdha luftarake” në Iran, transmeton Anadolu.

“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian”, tha Trump në një video të publikuar në llogarinë e tij në Truth Social.

Presidenti amerikan u zotua se do të shkatërrojë raketat e Iranit, do të rrënojë deri në themel industrinë e tij raketore dhe do të asgjësojë marinën, duke përsëritur se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore.

“Ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrënojmë industrinë e tyre raketore deri në themel. Ajo do të zhduket plotësisht, sërish”, tha Trump.

Sulmet vijnë ndërkohë që bisedimet për programin bërthamor të Iranit kanë qenë në vazhdim nën ndërmjetësimin e Omanit. Një raund i ri bisedimesh në Gjenevë përfundoi të enjten.

Qershorin e kaluar, SHBA-ja goditi tre objekte bërthamore iraniane drejt fundit të luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit.

Related posts

Gjendja pas vërshimeve në Kosovë, ministri Krasniqi jep detaje nga komunat

admin

BE pret hapa të tjerë nga Qeveria për t’ia hequr masat Kosovës

Muhamet Ramadani

SHBA-të, Danimarka dhe Groenlanda bien dakord në Mynih, pritet takimi tripalësh! NATO shton praninë në Arktik

admin