RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE pret hapa të tjerë nga Qeveria për t’ia hequr masat Kosovës

be-pret-hapa-te-tjere-nga-qeveria-per-t’ia-hequr-masat-kosoves

Bashkimi Evropian është duke pritur “hapa të tjerë” nga Qeveria e Kosovës për të hequr masat ndëshkuese që i ka vënë Kosovës.

Gjatë një konference për media, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se kanë mirëpritur disa nga vendimet e Qeverisë së Kosovës, por duhen edhe hapa të tjerë.

Stano i quajti “hapa në drejtim të duhur” reduktimin e prezencës policore me 25% në dhe rreth objekteve komunale në veri.

Duke u ndalur te zgjedhjet për kryetarë të katër komunave veriore, Stano tha se pret që ato të shpallen sa më shpejtë të jetë e mundur, ndërsa nuk konfirmoi nëse masat do të hiqen me shpalljen e zgjedhjeve.

“Afatet kohore nuk janë në duart tona. Afatet kohore varen në aftësinë e palëve për të pambushur kërkesat e nevojshme, kriteret apo angazhimet. Dhe, për të zgjidhur krizën aktuale, ne kemi thënë disa here se zgjedhjet e parakohshme duhet të shpallen sa më shpejt të jetë e mundur në të katër komunat. Ato duhet të organizohen në mënyrë të plotë dhe gjithëpërfshirëse. Kjo nënkupton pjesëmarrje të plotë dhe pa kusht të serbëve të Kosovës. Është po ashtu shumë e rëndësishme kthimi në dialog mes Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që ne t’i kthehemi dialogut normal dhe t’i trajtojmë çështjet një nga një, ku më të rëndësishmet janë Marrëveshja e Ohrit dhe implementimi i aneksit”, tha Stano.

I pyetur nëse ka një urgjencë për të parë rezultate nga marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, Stano pohoi se çdo rezultat do të thotë përfitime për qytetarët e dy vendeve.

“Urgjenca duhet parë në terren. Urgjenca duhet parë nga populli dhe nga liderët e tyre politikë, sepse çfarëdo që bëhet në kuadër të dialogut nuk bëhet më qëllim për të kënaqur Brukselin, apo shtetet anëtare dhe kryeqytetet e tyre, apo partnerët ndërkombëtarë, por bëhet me qëllim për të përmirësuar jetën e njerëzve si në Kosovë ashtu dhe në Serbi. E gjitha kjo ndërlidhet me atë se si shtetet po përparojnë në rrugën evropiane. Pra, natyrisht se ka një urgjencë, urgjence kishte edhe para se të ndodhnin eskalimet e fundit”, u shpreh Stano.

Zëdhënësi i BE-së përsëriti se nëse nuk ka përparim në dialog, nuk ka përparim në rrugën evropiane për Kosovën dhe Serbinë.

Ndryshe, nga Qeveria e Kosovës kanë thënë sot për Telegrafin, se masat ndaj Kosovës të vendosura nga Bashkimi Evropian (BE) kanë qenë të padrejta dhe pritet që të largohen sa më parë, sidomos pas progresit në zbatimin e marrëveshjes së Bratislavës, por edhe pas përmirësimit të situatës në terren.

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar kohë më parë, se Bashkimi Evropian duhet t’i heq sanksionet ndaj Kosovës para se të shpallen zgjedhjet për kryetarë të komunave veriore.

Related posts

Sot rivarroset Liridona Ademaj

rezart morina

Nënshkruhet marrëveshja mes Shqipërisë dhe BE-së për aktivitetet operacionale të Frontex-it

rezart morina

Zhduket një grua në Gjakovë, rasti në hetim

admin6