RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trump njofton “operacione të mëdha ushtarake” në Iran për të “mbrojtur amerikanët”

trump-njofton-“operacione-te-medha-ushtarake”-ne-iran-per-te-“mbrojtur-amerikanet”

Derisa shpërthimet tronditën Teheranin dhe Izraeli njoftoi sulme “parandaluese” kundër Iranit, presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjithashtu konfirmoi nisjen e “operacioneve të mëdha luftarake” në Iran, transmeton Anadolu.

“Objektivi ynë është të mbrojmë popullin amerikan duke eliminuar kërcënimet e menjëhershme nga regjimi iranian”, tha Trump në një video të publikuar në llogarinë e tij në Truth Social.

Presidenti amerikan u zotua se do të shkatërrojë raketat e Iranit, do të rrënojë deri në themel industrinë e tij raketore dhe do të asgjësojë marinën, duke përsëritur se Irani nuk mund të ketë armë bërthamore.

“Ne do t’i shkatërrojmë raketat e tyre dhe do ta rrënojmë industrinë e tyre raketore deri në themel. Ajo do të zhduket plotësisht, sërish”, tha Trump.

Sulmet vijnë ndërkohë që bisedimet për programin bërthamor të Iranit kanë qenë në vazhdim nën ndërmjetësimin e Omanit. Një raund i ri bisedimesh në Gjenevë përfundoi të enjten.

Qershorin e kaluar, SHBA-ja goditi tre objekte bërthamore iraniane drejt fundit të luftës 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit.

Related posts

UNRWA thotë se selia e tyre në Gaza është shkatërruar tërësisht

admin

RMV: Dënime deri 10 mijë euro për kompanitë që nuk do t’i respektojnë çmimet e ngrira

Muhamet Ramadani

“Ne presim që Shqipëria…”- Ministri i Jashtëm grek reagon pas vendimit të Apelit të GJKKO për Belerin, komenton dhe Censin: Rezultatet nxjerrin në pah çështje serioze me procesin e regjistrimit

admin