RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdogan bën thirrje për armëpushim dhe përpjekje diplomatike në Lindjen e Mesme

erdogan-ben-thirrje-per-armepushim-dhe-perpjekje-diplomatike-ne-lindjen-e-mesme

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrje vendeve të botës islame të veprojnë me urgjencë për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në Lindjen e Mesme.

Sipas deklaratave të transmetuara nga agjencia turke e lajmeve Anadolu Agency, Erdogan tha se do të përshpejtojë përpjekjet diplomatike për të arritur një armëpushim dhe për t’u rikthyer në tryezën e negociatave.

Ai u shpreh “thellësisht” i shqetësuar për sulmet amerikano-izraelite ndaj Iranit, të cilat, sipas tij, “nisën me provokimet e Netanyahut”.

“Gjithashtu i konsiderojmë të papranueshme sulmet me raketa dhe dronë të Iranit ndaj vendeve tona vëllazërore në Gjirin Persik, pavarësisht arsyes”, shtoi presidenti turk. /mesazhi

Related posts

65 shtëpi të vërshuara tërësisht në “Lagjen e Boshnjakëve”

admin

Parlamenti Evropian: Shqipëria dhe Mali i Zi synojnë përfundimin e negociatave në 2026-2027, duhet t’i mbështesim

Kushtrim Guraj

SHBA dhe Izraeli kanë diskutuar dërgimin e forcave speciale në Iran për të sekuestruar rezervat bërthamore

admin