RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Katari pezullon aktivitetet publike, Kuvajti anulon namazin e teravive

katari-pezullon-aktivitetet-publike,-kuvajti-anulon-namazin-e-teravive

Autoritetet në Katar kanë njoftuar pezullimin e të gjitha aktiviteteve publike, tubimeve dhe eventeve argëtuese në hotele dhe zona turistike deri në një njoftim të dytë.

Vendimi vjen pasi gjatë ditës janë dëgjuar disa valë shpërthimesh mbi kryeqytetin Doha. Po ashtu, janë ndalur të gjitha tendat e Ramazanit dhe iftaret që zakonisht organizohen nga hotelet dhe qendrat turistike për kompani, institucione shtetërore dhe publikun gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ndërkohë, edhe Kuvajti ka marrë masa të ngjashme. Ministria e Çështjeve Fetare ka njoftuar anulimin e namazit të teravive në të gjitha xhamitë e vendit deri në një njoftim të ri. Teravitë janë namaz nate që kryhen gjatë muajit të Ramazanit. /mesazhi

Related posts

ATK realizon mbi 70 inspektime në restorante e diskoteka, gjoba mbi 200 mijë euro

admin

Karriera politike e Edi Ramës: Nga laboratorët e Sorosit te gjunjëzimi në Knesset

RTI

Dy kongermenët amerikanë letër Albin Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë

admin