RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

72.120 të vrarë në Gaza që nga tetori 2023

72.120-te-vrare-ne-gaza-qe-nga-tetori-2023

Numri i palestinezëve të vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i ofensivës izraelite më 7 tetor 2023 ka arritur në 72.120, ndërsa 171.802 persona janë plagosur, sipas burimeve mjekësore në territor.

Burimet thanë të enjten se gjatë 24 orëve të fundit në spitalet e Gazës janë dërguar tre persona të vrarë dhe një i plagosur.

Sipas tyre, ende ka viktima të bllokuara nën rrënoja dhe në rrugë, pasi ekipet e ambulancës dhe të shpëtimit nuk po arrijnë t’i nxjerrin për shkak të kushteve të vështira në terren.

Po sipas të njëjtave burime, që nga armëpushimi i 11 tetorit të vitit të kaluar, numri i të vrarëve ka arritur në 636, ndërsa 1.704 persona janë plagosur. Gjithashtu janë nxjerrë nga rrënojat 753 trupa. /mesazhi

Related posts

Moska “nuk do ta pranojë” çmimin tavan vendosur nga G7 për naftën ruse

admin

Lajme Kosovë Politikë Weber: Kurti ka të drejtë kur thotë se dialogu është i pa balancuar

Muhamet Ramadani

Brazil, policia merr në pyetje ish-presidentin Bolsonaro për komplotin e grusht shtetit

admin