RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti takon presidentin e Timorit Lindor

kurti-takon-presidentin-e-timorit-lindor

Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Presidentin e Republikës Demokratike të Timorit Lindor, José Manuel Ramos Horta dhe Ministren për Punë të Jashtme dhe Bashkëpunim, Adaljiza Magno.

Siç tha Qeveria, në takim u theksua marrëdhënia unike ndërmjet Kosovës dhe Timorit Lindor si dhe historia e ngjashme e sundimit të huaj në të dy shtetet, shkruan lajmi.net.

“Kryeministri Kurti e falënderoi Presidentin Ramos Horta për mbështetjen e dhënë Republikës së Kosovës. U potencua nënshkrimi i marrëveshjes për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike, nënshkruar më 9 mars 2022 mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Demokratike të Timorit Lindor. Me këtë nënshkrim, u tha se distanca ndërmjet dy vendeve është shkurtuar dhe është hapur rruga e bashkëpunimit”, thuhet në komunikatë.

U tha se si dy nga shtetet më të reja në botë, që ndajnë të njëjtat vlera të lirisë dhe demokracisë, Kosova dhe Timori Lindor duhet të bashkëpunojnë më ngushtë në shkëmbimin e përvojave të shtetndërtimit dhe njohjes ndërkombëtare.

Related posts

OKB: Kriza në Sudan çon drejt urisë 1,5 milionë fëmijë të tjerë

admin

Afrikë: Mbi 110 milionë njerëz të prekur nga kriza klimatike në një vit

Muhamet Ramadani

Kore e Jugut, gjykata do të dëgjojë kërkesën për dënim ndaj presidentit të rrëzuar për kryengritje

admin