RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Zëdhënësja e qeverisë iraniane: 30 për qind e të vrarëve në sulmet SHBA-Izrael janë fëmijë

zedhenesja-e-qeverise-iraniane:-30-per-qind-e-te-vrareve-ne-sulmet-shba-izrael-jane-femije

Zëdhënësja e Qeverisë së Iranit, Fatemeh Mohajerani, tha se në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit janë shënjestruar 3.090 njësi vendbanimi civile, 528 njësi tregtare dhe 13 qendra shëndetësore, ndërsa 30 për qind e të vdekurve janë fëmijë, transmeton Anadolu.

Duke folur për televizionin shtetëror iranian, Mohajerani dha informacion lidhur me humbjet në njerëz dhe dëmet e shkaktuara në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj vendit të saj.

“Shohim dëme më përmasa të gjera në pikat civile. Deri më sot, 3.090 njësi vendbanimi civile, 528 njësi tregtare dhe 13 qendra shëndetësore, 9 prej të cilave i përkasin Gjysmëhënës së Kuqe, kanë qenë objektiv i sulmeve. Kemi dëshmuar humbje jete edhe në qendrat shëndetësore”, tha Mohajerani.

Duke theksuar se në sulme janë shënjestruar edhe fëmijët, Mohajerani u shpreh se deri tani 30 për qind e atyre që kanë humbur jetën në sulme janë fëmijë.

Related posts

Vazhdojnë të mbesin të bllokuara rrugët në drejtim të tri pikave kufitare me Serbinë

admin

300 ushtarë amerikanë nisen për Kosovë

admin

Propozohet heqja e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Muhamet Ramadani