RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

IKD i bën thirrje KPK-së të shpallë konkursin për Kryeprokuror të Shtetit

ikd-i-ben-thirrje-kpk-se-te-shpalle-konkursin-per-kryeprokuror-te-shtetit

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) i ka bërë thirrje Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) që të shpallë sa më parë konkursin për Kryeprokuror të ri të Shtetit, duke theksuar se një proces i rregullt dhe meritor do të ishte sinjal pozitiv për reformën brenda këtij institucioni.

Sipas IKD-së, Kosova është pa Kryeprokuror të Shtetit që nga prilli i vitit 2022 dhe institucioni i Prokurorit të Shtetit vazhdon të funksionojë me ushtrues detyre.

IKD rikujton se më 17 tetor 2023, presidentja Vjosa Osmani nuk e kishte dekretuar kandidatin e propozuar nga KPK për këtë pozitë, duke e kthyer procesin në këtë institucion. Megjithatë, sipas tyre, që nga ajo kohë KPK nuk ka ndërmarrë hapa për zhvillimin e një procesi të ri transparent dhe meritor.

Prandaj, IKD kërkon nga KPK që pa vonesë të shpallë konkursin dhe të zhvillojë një proces të rregullt për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit, në mënyrë që të shmanget thellimi i zbrazëtisë institucionale dhe të ruhet besimi i publikut në sistemin prokurorial.

Related posts

Mbi 150 persona dyshohen të vdekur pas përmbytjes së anijes me emigrantë gjatë rrugës për në Ishujt Kanarie

RTI

Franca do të thërrasë ambasadorin amerikan pas komenteve mbi vrasjen e aktivistit të ekstremit të djathtë

Irfan Jahiu

Tensionet në Kosovë/ Burimi: Prishtina ka nevojë për mbështetje të madhe. Shqipëria mos të heshtë

admin