RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rama, koment mbi sulmin e hamendësuar iranian mbi Shqipërië

rama,-koment-mbi-sulmin-e-hamendesuar-iranian-mbi-shqiperie

“Rroftë NATO”, si argument ndaj zërave keqandjellës

Kryeministri Rama dha garanci që sipas tij nuk ka asnjë mundësi që Irani të hedh ndonjë raketë dhe nga ne, në Shqipëri, meqë këtu strehohet opozita iraniane MEK, në Manzë të Durrësit.

“Por, ju kujtoj të gjithëve që Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe sikundër NATO e demonstroi qartësisht në Turqi, ku goditi menjëherë një raketë të ardhur nga Irani, gjë të cilën pastaj e nënvizoi bukur mirë edhe gjenerali amerikan i komandës së NATO-s, qartësisht, kjo shpejtësi reagimi dhe ky kapacitet reagimi vlen për të gjitha vendet anëtare të NATO-s, me gjithë keqardhjen për të keqen, që me siguri nuk e ka aspak problem, nëse do t’i jepej mundësia ta provonte edhe ndonjë sulm mbi Shqipërinë, vetëm e vetëm për të ushqyer shpresën e kotë dhe siç thonë tironsit, ‘ondrrën në beze’, se do të përmbyset i ashtuquajturi ‘regjimi i Edi Ramës’”, tha ai në podcast-in e së dielës.

Related posts

Dhuna e kolonëve të paligjshëm kundër palestinezëve rritet me 25% në vitin 2025

Muhamet Ramadani

Trump refuzon të thotë nëse SHBA-ja do ta ndihmonte Britaninë në rast të një konflikti të ri për Ishujt Falkland

admin

Di Bella: Rritja ekonomike deri në 3 %, FMN kundër prekjes së TRUST-it

admin