RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Emiratet, veç bombave iraniane kanë dhe këtë hall…

emiratet,-vec-bombave-iraniane-kane-dhe-kete-hall…

Autoritetet e Dubait paralajmërojnë influencuesit se mund të përfundojnë në burg për postimet e tyre

Influencuesit dhe përdoruesit e mediave sociale në Dubai janë paralajmëruar se mund të përfundojnë në burg nëse postojnë përmbajtje që lidhet me konfliktin e vazhdueshëm me Iranin.

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë thënë se çdo postim që konsiderohet i dëmshëm për rendin publik, unitetin kombëtar ose reputacionin e vendit mund të rezultojë në një gjobë deri në 77,000 dollarë ose burgim, sipas Telegraph.

Një influencuese me bazë në Dubai u ka thënë mediave britanike se ka fshirë një video që tregon një copë mbeturinash rakete që digjet pranë apartamentit të saj. Ajo tha se përdoruesit e mediave sociale duhet të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm me atë që postojnë.

Organizata Detained in Dubai kujton se më parë ka përfaqësuar shumë të huaj që u ndëshkuan në atë vend për postime në Twitter, Facebook, Instagram apo edhe mesazhe në WhatsApp.

Tensionet u rritën pas rënies së mbetjeve të raketave iraniane të kapura në Dubai gjatë fundjavës. Pjesë të raketave goditën hotelin turistik Fairmont në ishullin artificial Palm Jumeirah, ndërsa mbetjet e raketave thuhet se ranë pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Dubait. Dëmtime u raportuan gjithashtu në zonën e portit të Jebel Ali, si dhe në disa ndërtesa civile në qytet.

Autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe kujtojnë se ligjet e krimit kibernetik të vendit janë ndër më të rreptat në botë. Çdo koment mbi konfliktet rajonale, politikën shtetërore ose çështjet e sigurisë mund të interpretohet si vepër penale.

Zyrtarët pretendojnë se qëllimi i masave të tilla është parandalimi i përhapjes së panikut dhe dezinformimit në mesin e popullsisë.

Pasagjerët në anijet turistike që mbetën të ankoruara në brigjet e Dubait për arsye sigurie morën paralajmërime të ngjashme. Organizatat për të drejtat e të huajve paralajmërojnë se shumë vizitorë nuk janë në dijeni se sa të rrepta janë rregullat për publikimin e përmbajtjes në internet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe se postimet e pakujdesshme mund të çojnë në pasoja të rënda ligjore. /tesheshi

Related posts

Dialogu Kosovë-Serbi, Borell raporton para ministrave të BE-së

admin

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, diskutohet për sigurinë në Kosovë

Muhamet Ramadani

DASH: Diskutimet për dinarin duhet të vazhdojnë me urgjencë

admin