RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Mijëra njerëz protestojnë pro-Izraelit në Washington

mijera-njerez-protestojne-pro-izraelit-ne-washington

Mijëra njerëz u mblodhën të martën në Uashington në shenjë solidariteti me Izraelin teksa zhvillon luftën në Rripin e Gazës në përgjigje të sulmit të 7 tetorit nga Hamasi.

Tubimi, i quajtur “Marshi për Izraelin”, vjen pas protestave të mëdha në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në kryeqytetet ndërkombëtare që dënuan fushatën ushtarake të Izraelit në Gaza.

Synimi i protestës nga organizatorët është pjesërisht të jetë përgjigje ndaj kritikëve të Izraelit, ku rreth 1200 njerëz u vranë në sulmin e Hamasit të 7 tetorit.

“Nuk ka kauzë më të madhe dhe më të drejtë se kjo. Sot ne jemi bashkuar si një familje, për të marshuar për Izraelin”, ka thënë presidenti izraelit Isaac Herzog, duke iu drejtuar turmës përmes një video nga Jerusalemi.

Protesta u organizua nga Federata Hebraike në SHBA.

Sulmi izraelit në Gaza ka lënë mbi 11 mijë palestinezë të vdekur. /koha

 

Related posts

Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, policia nis hetimet

admin

Klinika Infektive: 31 pacientë janë hospitalizuar me simptoma helmimi, 11 pozitive me bakterin Salmonella Enteritidis

RTI

Presidenti Erdogan thekson vendosmërinë për të arritur qëllimet e një Turqie dhe rajoni pa terror

RTI