RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Në aeroplanmbajtësen amerikane USS Gerald R. Ford shpërthen zjarr gjatë operacioneve në Detin e Kuq

ne-aeroplanmbajtesen-amerikane-uss-gerald-r.-ford-shperthen-zjarr-gjate-operacioneve-ne-detin-e-kuq

Komanda Qendrore e Forcave Detare të SHBA-së tha të enjten se një zjarr shpërtheu në bordin e aeroplanmbajtëses USS Gerald R. Ford, ndërsa anija po operonte në Detin e Kuq në mbështetje të operacioneve në Iran, transmeton Anadolu.

“Më 12 mars, USS Gerald R. Ford (CVN 78) përjetoi një zjarr që filloi në hapësirat kryesore të lavanderisë së anijes. Shkaku i zjarrit nuk lidhet me luftimet dhe është nën kontroll”, tha komanda në rrjetin social amerikan X.

Nuk ka dëme në impiantin e shtytjes së anijes dhe aeroplanmbajtësja mbetet “plotësisht” funksionale, shtoi ajo.

Dy marinarë pësuan lëndime jo kërcënuese për jetën gjatë incidentit dhe po marrin trajtim mjekësor, njoftoi komanda.

Related posts

Ukrainë: Vdes në një sulm ajror biznesmeni i njohur që merrej me tregtinë e drithit – VIDEO

admin

Presidenti turk Erdoğan bën thirrje që më shumë vende të njohin shtetin e Pa’lestinës

Muhamet Ramadani

Serbia sërish vendos barriera për prodhimet kosovare

admin