RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Koreja e Veriut lëshon raketë të dyshuar balistike të drejt Detit Lindor

koreja-e-veriut-leshon-rakete-te-dyshuar-balistike-te-drejt-detit-lindor

Koreja e Veriut lëshoi një raketë të dyshuar balistike të shtunën, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Japonisë, transmeton Anadolu.

Projektili duket se tashmë ka rënë, raportoi Kyodo News, duke cituar ministrinë.

Shefat e Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut kanë deklaruar se kanë detektuar lëshimin e të paktën një projektili të paidentifikuar drejt Detit Lindor, por nuk dhanë detaje të tjera, tha Yonhap News Agency.

Koreja e Veriut për herë të fundit lëshoi disa raketa balistike me rreze të shkurtër drejt Detit Lindor më 27 janar.

Lëshimi i fundit vjen në një kohë kur Koreja e Jugut dhe SHBA-ja po zhvillojnë stërvitjen e tyre vjetore ushtarake pranverore “Freedom Shield”.

Related posts

Gjendet e djegur një veturë në Mitrovicë, Policia rrethon

Muhamet Ramadani

Sisi e quan ndërtimin e centralit të parë bërthamor të Egjiptit “ëndërr që u bë realitet”

Muhamet Ramadani

Konkluzionet e samitit BE-Ballkani Perëndimor: Kosova dhe Serbia të normalizojnë marrëdhëniet përmes dialogut

admin