RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani: Përpjekjet për ta barazuar luftën çlirimtare me regjimin e Serbisë, dëmtojnë themelet e paqes afatgjate në rajon

osmani:-perpjekjet-per-ta-barazuar-luften-clirimtare-me-regjimin-e-serbise,-demtojne-themelet-e-paqes-afatgjate-ne-rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në fjalimin e saj në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë, ka thënë se ky akt u fitua me mund, durim e sakrificë.

Osmani ka thënë se në themelet e shtetit të Kosovës qëndron vizioni i presidentit Ibrahim Rugova.

Ajo tha se “historia e Kosovës është brumosur në luftën për liri, që mbanë emrin komandantit legjendar Adem Jashari, familjes së tij heroike dhe gjithë burrave e grave të UÇK-së”.

Osmani ka thënë se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e domosdoshme.

Presidentja ka thënë se lufta çlirimtare nuk mund të barazohet me regjimin e Serbisë, sipas saj një përpjekje e tillë do të dëmtonte themelet e paqes afatgjate në rajon.

“Kjo luftë ishte gjithnjë e drejtë, e pastër dhe e domosdoshme. Çdo përpjeke për ta njollosur atë, për ta relativizuar apo barazuar viktimën me agresorin, është jo vetëm e pa drejtë, por e pavërtetë dhe e papranueshme. Krerët e UÇK-së që sot gjenden në Hagë, dhe shumë ushtarë të tjerë, u ngritën për liri, dinjitet dhe të drejtën e patjetersueshme për të jetuar të lirë në atdheun e tyre. Çdo përpjekje për ta barazuar luftën tonë çlirimtare me krimet e regjimit gjenocidial të Serbisë, jo vetëm që e minon drejtësinë, por dëmton rëndë themelet e paqes afatgjate në rajoni tonë”, tha Osmani.

Related posts

Deficiti tregtar i Kosovës thellohet gjatë 2026/ Importet rriten më shpejt se eksportet

admin

Ushtari izraelit djeg Kuranin në Gaza

admin

Ish-drejtori i Mo’ssad: Nuk mund ta mposhtim ushtarakisht Ha’masin dhe Xhi’hadin Is’lamik

admin