RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Vritet një person në Gjakovë, një tjetër plagoset

vritet-nje-person-ne-gjakove,-nje-tjeter-plagoset

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur mëngjesin e sotëm në Gjakovë.

Sipas policisë, rreth orës 05:30 është raportuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” dy persona janë qëlluar me armë zjarri.

Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen.

Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Për teve1.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur se njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili po ashtu ka dalë në vendngjarje.

Autoritetet kanë nisur hetimet dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme për arrestimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri.
Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor. Njësitë përkatëse policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe është njoftuar prokurori i shtetit i cili po ashtu ka dalë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të arrestimit të të dyshuarit dhe zbardhjes së plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Elezaj. /

Related posts

Ministri i energjisë: Me blerjen e flotës së anijeve, Katari do të jetë fuqi globale e gazit

admin

Ushtria izraelite vazhdon sulmet në Rripin e Gazës pavarësisht armëpushimit

RTI

Mashtruan një shtetas nëpërmjet interneti duke i marrë mbi 80 mijë dollarë, e pësojnë 2 të rinjtë

admin