RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Në gjysmën e shkollave në Prishtinë nevojiten ndërhyrje për çështje të sigurisë

ne-gjysmen-e-shkollave-ne-prishtine-nevojiten-nderhyrje-per-ceshtje-te-sigurise

Në rreth 50% të shkollave në Prishtinë duhet të ketë intervenime sa i përket sigurisë.

Kjo është bërë e ditur nga raporti i sigurisë i realizuar në shkollat e Kryeqytetit nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca ka treguar se rreth 50% e shkollave kanë çështje të sigurisë ku duhet të intervenohet.

E për këtë situatë, kryetari i kryeqytetit Përparim Rama ka ftuar në takim drejtorët e të gjitha shkollave të Kryeqytetit, së bashku me Policinë e Kosovës, Zjarrëfiksat dhe drejtorët e Arsimit, Inspekcionit, Investimeve Kapitale, Transformimit, Mobilitetit, Shërbimeve Publike, si dhe Sigurisë dhe Emergjencave.

“Qëllimi i këtij takimi është që ta shqyrtojmë në detaje raportin e sigurisë dhe të identifikojmë menjëherë hapat konkretë që duhet të ndërmerren. Në këtë proces, çdo drejtori do të marrë përgjegjësitë që i takojnë sipas fushës së saj, ndërsa një pjesë e masave do të adresohen edhe nga vetë menaxhmentet e shkollave. Siguria në shkolla është një përgjegjësi e përbashkët institucionale dhe shoqërore. Zero kompromis kur është në pyetje siguria e fëmijëve tanë”, ka shkruar Rama.

Related posts

Egjipti bën thirrje për presionin ndaj Izraelit për të lejuar ndihmën humanitare në Gaza

Muhamet Ramadani

Vritet një kosovar në Gjermani

admin

Anëtarësimi i Ukrainës dhe Moldavisë, BE hap zyrtarisht negociatat në konferencat ndërqeveritare me ministrat evropianë në Luksemburg

admin