RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Gjenocidi në Srebrenicë, presidenti i zgjedhur i Malit të Zi: Dënoj krimet që kanë ndodhur

gjenocidi-ne-srebrenice,-presidenti-i-zgjedhur-i-malit-te-zi:-denoj-krimet-qe-kane-ndodhur

Milatoviç u shpreh se edhe parlamenti në Malin e Zi ka votuar një rezolutë për gjenocidin.

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç tha se qëndrimi i tij për gjenocidin në Srebrenicë është shumë i qartë dhe se dënon të gjitha krimet që kanë ndodhur. Vijesti shkruan se Milatoviç u shpreh se edhe parlamenti në Malin e Zi ka votuar një rezolutë për gjenocidin.

“Gjykata Ndërkombëtare ka qenë shumë e qartë dhe ka marrë një vendim kur është fjala për Srebrenicën. Është shumë e rëndësishme që Gjykata Ndërkombëtare diku e ka individualizuar gjenocidin në Srebrenicë. Qëndrimi im në këtë kuptim është shumë i qartë, edhe Parlamenti malazez ka marrë një rezolutë. kur në çështjen e Srebrenicës, është shumë e rëndësishme që si rajon, së bashku, të gjykojmë për të kaluarën që ka qenë e vështirë. Këto janë të gjitha gjëra që unë i dënoj qartë”, theksoi ai.

Related posts

Rusia përqendron 110 mijë ushtarë për ofensivën nga lindja

admin

Rusia vazhdon sulmet ndaj infrastrukturës së energjisë ukrainase

admin

Përmbytjet në Libi, autoritetet do të fillojnë kompensimin e të prekurve

Muhamet Ramadani