RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

“Ushtarët izraelitë u ekspozuan ndaj substancës kancerogjene në objektin e dëmtuar ushtarak”

“ushtaret-izraelite-u-ekspozuan-ndaj-substances-kancerogjene-ne-objektin-e-demtuar-ushtarak”

Disa ushtarë të Izraelit janë ekspozuar ndaj një substance kancerogjene në një objekt ushtarak në qendër të vendit, pas dëmtimit të tij nga sulmet në vazhdim, transmeton Anadolu.

Ofek Neuberger, gazetar i Radios së Ushtrisë Izraelite, tha se ushtarët u ekspozuan ndaj azbestit për disa ditë teksa kryenin detyra në objektin e dëmtuar.

Në rrjetin social amerikan X, ai tha se ushtarët ishin ngarkuar me renditjen e dokumenteve dhe ruajtjen e zonës pranë materialit të rrezikshëm pa pajisje të mjaftueshme mbrojtëse.

Neuberger shtoi se edhe pasi pajisjet u evakuuan, trupat qëndruan pranë ndërtesës për një periudhë shtesë pa mbrojtjen e nevojshme.

Nuk pati një koment të menjëhershëm zyrtar nga autoritetet izraelite, të cilat mbajnë censurë të rreptë mbi humbjet që vijnë nga raketat dhe dronët e lëshuar nga Irani apo Hezbollahu.

Sulmet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit ndaj Iranit filluan më 28 shkurt, ndërsa Teherani është kundërpërgjigjur me sulme të përsëritura me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane.

Related posts

Rritet në 71.388 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Muhamet Ramadani

“Dëgjuam krisma armësh, më pas…”- Sulmi në Moskë, pas të shtënave ka patur edhe shpërthime! Flasin dëshmitarët: Terroristët qëllonin njerëzit

admin

Policia largon barrikadat e vendosura në Leposaviq

admin