RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendja e të dyshuarës për vrasjen në Podujevë vazhdon të mbetet e rëndë

gjendja-e-te-dyshuares-per-vrasjen-ne-podujeve-vazhdon-te-mbetet-e-rende

Gjendja e të dyshuarës për vrasjen e një burri në Majac të Podujevës dhe plagosjen e një gruaje e cila ka vdekur në Emergjencë vazhdon të jetë e rëndë.

31-vjeçarja pasi kishte qëlluar për vdekje një burrë, kishte plagosur edhe një grua dhe më pas kishte qëlluar edhe veten.

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinikë Universitar i Kosovës, ku kanë njoftuar pë vdekjen e 71-vjeçares.

“Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, pacientja e lindur në vitin 1953 ka ndërruar jetë në orën 03:00 pas mesnate. Gjendja e pacientes tjetër mbetet shumë e rëndë dhe po vazhdon trajtimi intensiv nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Shqipëria ftohet ta hapë kapitullin e parë në bisedimet për anëtarësim në BE

admin

Kosova vendos regjim vizash për shtetasit e Rusisë

admin

Irani dërgon avion në Arabinë Saudite për të transferuar të evakuuarit nga Sudani

admin