RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjendja e të dyshuarës për vrasjen në Podujevë vazhdon të mbetet e rëndë

gjendja-e-te-dyshuares-per-vrasjen-ne-podujeve-vazhdon-te-mbetet-e-rende

Gjendja e të dyshuarës për vrasjen e një burri në Majac të Podujevës dhe plagosjen e një gruaje e cila ka vdekur në Emergjencë vazhdon të jetë e rëndë.

31-vjeçarja pasi kishte qëlluar për vdekje një burrë, kishte plagosur edhe një grua dhe më pas kishte qëlluar edhe veten.

Kjo është bërë e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinikë Universitar i Kosovës, ku kanë njoftuar pë vdekjen e 71-vjeçares.

“Pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, pacientja e lindur në vitin 1953 ka ndërruar jetë në orën 03:00 pas mesnate. Gjendja e pacientes tjetër mbetet shumë e rëndë dhe po vazhdon trajtimi intensiv nën kujdes të vazhdueshëm mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Presidenti Lula kritikon etiketimin amerikan të “bandave terroriste” braziliane

Hevzi

Uashingtoni, një kartë të njohur kundër Teheranit

Muhamet Ramadani

Vijojnë tensionet në Liban, izraelitët godasin selinë e inteligjencës dhe komunikimit të Hezbollahut në Bejrut

admin