RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Izraeli njofton “valë sulmesh të gjera” në Teheran

izraeli-njofton-“vale-sulmesh-te-gjera”-ne-teheran

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka nisur një “valë sulmesh të gjera” që synojnë infrastrukturën qeveritare iraniane në kryeqytetin Tehran.

Njoftimi vjen pak pasi raportime nga terreni folën për shpërthime të fuqishme në disa zona të kryeqytetit iranian.

Sipas deklaratës ushtarake, objektiv i sulmeve janë strukturat shtetërore dhe objektet strategjike të Iranit në Teheran, në kuadër të përshkallëzimit të konfliktit të vazhdueshëm.

Raportimet ndërkombëtare konfirmojnë se sulme të ngjashme kanë goditur më herët objekte energjetike dhe zona të tjera kyçe në kryeqytet, duke shkaktuar zjarre dhe dëme të mëdha.

Këto zhvillime vijnë në një kohë të rritjes së tensioneve mes Izraelit, SHBA-së dhe Iranit, me përplasje të vazhdueshme dhe rrezik për përshkallëzim të mëtejshëm në rajon. /mesazhi

Related posts

Media izraelite: Egjipti kundërshton vendosjen e forcave të përbashkëta me Izraelin në kufirin e Gazës

Muhamet Ramadani

Qyteti i Strasburgut do të padisë shtetin francez për problemin e strehimoreve

admin

Pyjet në Kroaci përfshihen nga zjarri

Muhamet Ramadani