RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati maqedonas në Bruksel, rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë ndaj reformave dhe standardeve evropiane

kryediplomati-maqedonas-ne-bruksel,-rikonfirmon-perkushtimin-e-qeverise-ndaj-reformave-dhe-standardeve-evropiane

Ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë së Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Timço Mucunski ka rikonfirmuar përkushtimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut ndaj reformave dhe standardeve evropiane, transmeton Anadolu.

Mucunski, në platformën sociale të kompanisë amerikane X, ka informuar rreth vizitës së tij në Bruksel.

Ai njoftoi se ka takuar përfaqësuesit e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian (BE) në Grupin e Punës për Zgjerim dhe Shtetet që Negociojnë Anëtarësimin në BE (COELA).

​​​​​​​”Rikonfirmova përkushtimin e Qeverisë ndaj rrugës evropiane, me fokus në arritjen e rezultateve konkrete të reformave dhe përputhjen e plotë me standardet e BE-së. Paraqita progresin mbi axhendën e reformave dhe koordinimin institucional në vazhdim. Theksova nevojën për një proces anëtarësimi të qartë, të parashikueshëm dhe të bazuar në merita si një interes i përbashkët”, ka shkruar ai.

Mucunski ndodhet në Bruksel për një vizitë pune dy-ditore.

Related posts

Lufta në Ukrainë, Putin: I gatshëm për dialog me Macron, nëse ka vullnet politik

admin

Trupi i Hajrizit kthehet në Kosovë

Muhamet Ramadani

Sanders: SHBA është “bashkëfajtore për gjithçka që po ndodh në Gaza”

Muhamet Ramadani