RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Princi saudit thuhet se ka kërkuar nga Trump “të vazhdojë” luftën me Iranin

princi-saudit-thuhet-se-ka-kerkuar-nga-trump-“te-vazhdoje”-luften-me-iranin

Princi i kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, i ka bërë thirrje presidentit amerikan, Donald Trump. të vazhdojë luftën kundër Iranit, transmeton Anadolu.

Siç raporton New York Times duke cituar burime të informuara nga zyrtarë amerikanë mbi bisedimet, bin Salman e sheh këtë si një “mundësi historike” për të riformuar Lindjen e Mesme.

Sipas burimeve, princi saudit i ka përcjellë presidenti amerikan se duhet të shtyjë përpara drejt shkatërrimit të qeverisë “të linjës së ashpër” në Iran.

Sipas raportit, ai gjithashtu ka argumentuar se Irani përbën një kërcënim afatgjatë për rajonin e Gjirit, i cili mund të eliminohet vetëm me rrëzimin e qeverisë aktuale.

Ndërkohë, sipas raportit, zyrtarët sauditë kanë hedhur poshtë pretendimet se princi ka kërkuar zgjatjen e luftës.

“Mbretëria e Arabisë Saudite gjithmonë ka mbështetur një zgjidhje paqësore të këtij konflikti, edhe para se ai të fillonte”, thuhet në një deklaratë të qeverisë saudite, duke shtuar se zyrtarët “mbeten në kontakt të ngushtë me administratën e Trumpit dhe angazhimi ynë mbetet i pandryshuar”.

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që nga 28 shkurti, kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën një sulm të përbashkët ndaj Iranit, i cili ka vrarë më shumë se 1.300 persona, përfshirë edhe liderin suprem të atëhershëm Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit dhe vendeve të Gjirit që strehojnë kapacitete ushtarake amerikane.

Related posts

Këtu janë zhvillimet më të fundit në lidhje me Palestinën

Muhamet Ramadani

46 paketime të mbushura me kokainë, arrestohen tre persona në Fushë-Kosovë

Muhamet Ramadani

RD e Kongos: Një ministër dhe 19 persona të tjerë mbijetojnë pasi avioni i tyre merr flakë pas daljes nga pista

Muhamet Ramadani