RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Femra e parë në krye të Kishës së Anglisë

femra-e-pare-ne-krye-te-kishes-se-anglise

Dame Sarah Mullally pritet të bëhet gruaja e parë që do të marrë detyrën e Kryepeshkopes së Canterbury-t, duke hyrë në histori si udhëheqësja e parë femër e Kishës së Anglisë në këtë post të rëndësishëm.

Sipas raportimeve të BBC-së, ceremonia e instalimit do të mbahet në Katedralen e Canterbury-t, ku ajo do të mbajë edhe predikimin e saj të parë si kryepeshkope.

Në prag të ceremonisë, Mullally theksoi se shërbesa do të reflektojë fuqishëm rolin e grave, duke përfshirë “zëra femrash në çdo pjesë të saj”.

Në mesin e të ftuarve do të jenë edhe Princi dhe Princesha e Uellsit, të cilët do të përfaqësojnë Mbretin Charles në këtë ngjarje të rëndësishme.

Ceremonia pritet të mbledhë rreth 2,000 të ftuar, përfshirë infermierë dhe kujdestarë nga Canterbury, të ftuar posaçërisht për të nderuar karrierën e gjatë të Mullally-t në fushën e infermierisë.

Emërimi i saj konsiderohet një hap historik përpara për barazinë gjinore brenda Kishës së Anglisë. /mesazhi

Related posts

Shqipëri, zjarr masiv në Riban të Mallakastrës, evakuohen 15 familje

Muhamet Ramadani

FSK-ja planifikon t’i aftësojë qytetarët për ta mbrojtur shtetin

admin

Erdogan: Mbajtja e kanaleve të dialogut me SHBA-në është thelbësore

admin