RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OBSH: 13 milionë njerëz përballen me pasiguri akute ushqimore në Afganistan

obsh:-13-milione-njerez-perballen-me-pasiguri-akute-ushqimore-ne-afganistan

Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se 13 milionë njerëz në Afganistan përballen me pasiguri akute ushqimore, transmeton Anadolu.

Ghebreyesus në një postim në platformën e mediave sociale X tha se gati 1 milion fëmijë në vend janë të kequshqyer rëndë ndërsa 2.3 milionë fëmijë kanë kequshqyerje të mesme akute. “Në Afganistan, 13 milionë njerëz, e barabartë me 30 për qind të popullsisë, përballen me një krizë akute të pasigurisë ushqimore”, tha ai.

Kreu i OBSH-së tha se ata që jetojnë në Afganistan kanë një rrezik më të lartë të vdekjes nga sëmundjet infektive për shkak të sistemit të dobësuar imunitar dhe kushteve të vështira të dimrit. “Këto shifra mund të rriten më tej në javët dhe muajt e ardhshëm për shkak të dërgesave të kufizuara të ndihmave humanitare”, tha Ghebreyesus.

Ai theksoi se OBSH-së i duhen 185 milionë dollarë për të vazhduar mbështetjen e spitaleve, për të parandaluar vdekjen e fëmijëve dhe grave afgane për shkak të kequshqyerjes dhe pasojave të pasigurisë ushqimore.

Related posts

Izraeli vendos për prishjen e një shtëpie në jug të Betlehemit

Kushtrim Guraj

Rreth 40 mijë konsumues të drogës në Kosovë, përdoruesit të moshës 16-45 vjeç

admin

Gjendja në vendkalimet kufitare, në Merdar deri në katër orë pritje

admin