RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Teherani thotë se SHBA-ja dhe Izraeli planifikojnë të pushtojnë një nga ishujt e Iranit

teherani-thote-se-shba-ja-dhe-izraeli-planifikojne-te-pushtojne-nje-nga-ishujt-e-iranit

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Qalibaf, akuzoi të mërkurën SHBA-në dhe Izraelin se po planifikojnë të pushtojnë një nga ishujt e vendit, me mbështetjen e një shteti nga rajoni, transmeton Anadolu.

“Bazuar në disa të dhëna, armiqtë e Iranit, me mbështetjen e njërit prej vendeve në rajon, po përgatisin një operacion për të pushtuar një nga ishujt e Iranit”, tha Qalibaf në një postim në platformën sociale amerikane X.

Megjithatë, ai nuk e përmendi emrin e këtij shteti rajonal.

Qalibaf tha se të gjitha “lëvizjet e armikut” po monitorohen nga forcat e armatosura iraniane.

“Nëse ata ndërmarrin ndonjë hap, e gjithë infrastruktura jetike e atij vendi rajonal do të shënjestrohet pa kufizime nga sulme të pamëshirshme”, kërcënoi ai.

SHBA-ja dhe Izraeli kanë kryer sulme ajrore ndaj Iranit që nga 28 shkurti, duke shkaktuar deri tani më shumë se 1.340 viktima, përfshirë edhe Liderin e atëhershëm Suprem, Ajatollah Ali Khamenei.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa duke synuar Izraelin, si dhe Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit që strehojnë asete ushtarake amerikane, duke shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturë, si dhe duke ndikuar në tregjet dhe aviacionin global.

Related posts

“Shumë pikëpyetje për shtetin e së drejtës”- Ministria e Jashtme greke reagon pasi KQZ i hoqi mandatin Belerit mandatin e, thirrje autoriteteve shqiptare: Merrni masat që eurodeputeti të…

admin

Pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare për dalje nga Kosova

RTI

Kremlini konfirmon: Zhvilluam bisedime me SHBA-të në Ankara

admin