RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kremlini konfirmon: Zhvilluam bisedime me SHBA-të në Ankara

kremlini-konfirmon:-zhvilluam-bisedime-me-shba-te-ne-ankara

Bisedimet mes Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës u zhvilluan në Ankara të hënën, me iniciativën e amerikanëve.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i Krelmlinit, Dmitry Peskov për agjencinë ruse të lajmneve, Tass.

“Negociatat e tilla, me të vërtetë, u zhvilluan. Ato u iniciuan nga pala amerikane,” tha zëdhënësi Peskov.

Të hënën, u raportua se Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane, William Burns, ndodhej në kryeqytetin turk, ku kishte mbërritur për t’u takuar me homologun e tij rus.

Autoritetet turke nuk kanë dhënë asnjë koment zyrtar në lidhje me këto takime, por thuhet se ato mund të jenë të rëndësishme për vendosjen e linjave të komunikimit midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara. /euronews

Related posts

Opozita pranon draft-statutin e Asociacionit – AAK konfirmon, PDK e LDK heshtin

admin

Shefi i OKB-së “thellësisht i alarmuar” nga vendbanimet e reja të paligjshme izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin

Presidenti kinez Xi bisedon me Trumpin pas takimit virutal me Putinin

Muhamet Ramadani