RTV AHIRETI
KosovëLajme

Prishtina mbulohet me petkun e luleve të pranverës

prishtina-mbulohet-me-petkun-e-luleve-te-pranveres

Pamjet mahnitëse të krijuara nga lulëzimi i pemëve janë bërë sfond për fotografitë e kalimtarëve, të cilët po shijojnë gjallërinë që kjo periudhë i ka dhënë kryeqytetit

Me rritjen e temperaturave dhe ardhjen e stinës së pranverës, sheshet kryesore të kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës, kanë marrë një pamje tjetër pas lulëzimit të pemëve që zbukurojnë qendrën e qytetit.

Sheshet “Zahir Pajaziti”, “Skënderbeu”, “Nënë Tereza” janë mbushur me ngjyrat e ndryshme të luleve të para të pranverës, duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve të shumtë të cilët aktualisht shfrytëzojnë motin e mirë për shëtitje.

Pamjet mahnitëse të krijuara nga lulëzimi i pemëve janë bërë sfond për fotografitë e kalimtarëve, të cilët po shijojnë gjallërinë që kjo periudhë i ka dhënë kryeqytetit.

Përveç anës estetike, kjo atmosferë festive natyrore ka sjellë një frymë pozitive në jetën e përditshme të Prishtinës, duke shënuar zyrtarisht zgjimin e natyrës pas muajve të dimrit.

Related posts

“E zhytur në krizë institucionale”/ Analiza e REL: Kosova rrezikon humbjen e përhershme të milionave nga BE-ja

admin

SHBA-ja thirrje Serbisë dhe Kosovës të bëjnë lëshime për uljen e tensioneve

admin

Izraeli kryen sulme të reja në Libanin jugor pavarësisht deklaratave të Trumpit për armëpushim

Irfan Jahiu