RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kolegu i policit të vrarë: Në natën kritike ishim bashkë, më dha një detyrë që më ndau prej tij

kolegu-i-policit-te-vrare:-ne-naten-kritike-ishim-bashke,-me-dha-nje-detyre-qe-me-ndau-prej-tij

Kolegu i policit të vrarë, Avni Behrami, ka treguar në detaje momentet kritike kur ka ndodhur sulmi ndaj Policisë së Kosovës, në fshatin Banjskë të Zveçanit.

Kolegu i Afrim Bunjakut thotë se edhe në natën kritike kanë qenë së bashku, raporton teve1.info

Berharmi thotë se nga Bunjaku ka marrë një detyrë, që për fatin e tij e ka ndarë atë nga momenti kritik kur është sulmuar nga grupi i armatosur.

“Edhe në natën kritike kemi qenë së bashku. Për fatin timin ai paraprakisht ma ka dhënë një detyrë krejt tjetër, një detyrë që të zhbëj të vendi i quajtur ‘Ura e Bistricës’. Për fatin tim nuk kam qenë i pranishëm në momentet kritike të tij, që përjetësisht nuk do të ia fal vetës që s’kam qenë pranë tij, që edhe unë të bëhem sikur ai, të kontribuoj sikur ai. Unë kurrë nuk do ta harrojë atë, gjithmonë do ta kem në mendje, sikur kolegët e tjerë”, tha polici Behrami në mbledhjen komemorative në nderim të policit të rënë në detyrë.

Ai tha se si policë kanë shkuar të punojnë në veri në atë mënyrë që t’i zbatojnë të gjitha urdhrat që i kërkon ligji.

“Kemi shkuar të punojmë në veri në mënyrë që ta zbatojmë ligjin ashtu siç e kërkon. Kemi shkuar me vullnet të madh me besim të fortë që liria do të zbatohet në të gjitha pjesët e Kosovës”, tregoi polici.

Behrami, përfund tha se ndihet krenarë që ka pasur një koleg të tillë si Afrim Bunjakun.

“Afrimi ka qenë një shëmbëlltyrë shumë e veçantë, ka qenë shok, ka qenë koleg, prijës i dalluar, duke i prirë çdo rasti, ballë për ballë. Unë ndjehem krenar që e kam pas koleg, një koleg të tillë si Afrim Bunjakun. Nuk do ta harrojmë kurrë deri në përjetësi”, tha ai.

Related posts

Britania miraton dozën përforcuese kundër COVID

admin

Kriza për shtëpi në qytet, VOA: Barcelona planifikon të ndalojë dhënien me qira të apartamenteve për turistët

admin

Samiti i BE-së në Bruksel, zgjedhja e zyrtarëve të lartë të bllokut në agjendë! Temat kryesore që do të diskutohen

admin