RTV AHIRETI
FutbollLajmeLajmetSport

Tottenhami, favorit për transferimin e Fisnik Asllanit

tottenhami,-favorit-per-transferimin-e-fisnik-asllanit

Skuadra nga Premier League, Tottenhami po vlerësohet favorit për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Kosovës, Fisnik Asllani.

Thuhet se Tottenhami ka parakaluar të gjitha skuadrat tjera në garë për Asllanin, të cilin po e kërkon me ngulm trajneri i ri, Roberto De Zerbi.

Madje, Tottenhami ka njoftuar Hoffenheimin se është gati të paguajë 30 milionë euro për Asllanin, i cili ka kontratë me ekipin gjerman deri në vitin 2029.

Asllani pritet të largohet nga Hoffenheimi këtë verë, pasi tashmë ka tërhequr vëmendjen e shumë skuadrave të Evropës, përfshirë Barcelonën, Bayern Munchenin, Borussia Dortmundin dhe Chelsean.

Te Tottenhami po e shohin Asllanin si përforcim të duhur për sulmin në sezonin e ardhshëm, pasi 23-vjeçari këtë sezon ka 10 gola e 8 asistime në 29 paraqitje për Hoffenheimin në të gjitha garat.

Related posts

Gaza, forcat izraelite vrasin 20 persona që prisnin ndihmë humanitare

Muhamet Ramadani

Bolivia mbështet presidentin e Brazilit për deklaratën në të cilën akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza

Muhamet Ramadani

Osmani: Para Macronit e Scholzit paraqita vijat tona të kuqe

admin